Ndryshoni rrobat tuaja me pak para (VIDEO) NULL NULL 23.07.2018 19:00 23.07.2018 19:00 “Nuk kam asgjë për të veshur”. Është një frazë të cilën e njohim mirë pothuajse secili prej nesh. Sa herë që kemi për të shkuar në punë, të shkojmë në një aheng apo të dalim me miqtë, problemi janë rrobat. Ndonëse në dollap mund të kemi pafund zgjidhje, megjithatë nuk jemi të kënaqur. Disa prej rrobave mund të jenë që i keni blerë kohë më parë, disa të tjera janë të reja por nuk ju pëlqejnë më ose disa prej tyre edhe janë dëmtuar. Mos u shqetësoni! Ne kemi një zgjidhje për ju. Të gjitha rrobat tuaja, me shumë kreativitet dhe pak para, mund t’i ripërtrini dhe t’i shndërroni në diçka shumë unike, transmeton Klan Kosova. Nuk ju duhet madje as shumë mund. Thjesht gjeni pak kohë të lirë, shihni videon e mëposhtme dhe përvishjuni punës. Më e mira është se nuk ju duhen shumë gjëra e as të shpenzoni shumë para – me fare pak mund të bëni mrekulli. Rrobat tuaja do të bëjnë që të gjithë të kthejnë kokën nga ju – mbi të gjitha do të keni diçka shumë ndryshe, krejt të veçantë dhe plot stil!