Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndryshon orari i ndeshjeve të xhiros së dytë në Superligën e basketbollit

NULL NULL
18.10.2025 13:08

Ndryshojnë terminet e ndeshjeve te Pro Credit Superligës për shkak që palestrat në Pejë, Prizren e Gjakovë vazhdojnë të mos jenë në dispozicion të klubeve.

Kështu të dielën do të zhvillohen tri duele, dy prej tyre në “13 Qershori” në Therandë, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja në mes të Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit starton nga ora 16:00 dhe transmetohet në Sport 2, ndërsa nga ora 19:00 zhvillohen dy përballje tjera.

Vëllaznimi – Trepça zhvillohet në “Minatori” dhe transmetohet në Sport 2, ndërsa Bashkimi – Rahoveci në “13 Qershori” në Therandë transmetohet në Sport 3.

Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Borës mbetet të zhvillohet të hënën nga ora 19:00 dhe transmetohet në Sport 3. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme