Ndryshon ora e vizitës së ministrave Sveçla dhe Balla në Qafë Morinë NULL NULL 07.07.2024 14:29 07.07.2024 14:29 Foto arkiv. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij i Shqipërisë, Taulant Balla, nesër do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë. Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush, përcjell Klankosova.tv. Ora e takimit të dy ministrave u ndryshua, nga ora 11:30 në 13:00.