Ndryshime masive te Trepça, largohen këta tre basketbollistë? NULL NULL 03.11.2023 22:41 03.11.2023 22:41 Dy humbjet e thella në garat evropiane duket se i kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit të Trepçës për ndryshime në roster. Siç mëson AsistiOnline.com, Trepça sot i ka ndarë rrugët me 3 basketbollistë të huaj me të cilët përpos tifozëve, edhe trajneri Adis Beçiragiq ka qenë tejet i pakënaqur. Lojtarët që me shumë gjasa janë larguar nga ‘xehetarët’, mësohet të jenë Isaiah Ross, Devon Van Oostrum dhe Isaiah Manderson. Lojtarët e larguar pritet që të zëvendësohen shpejtë me ardhje të reja.