Ndotja e ajrit, Londra shton edhe një tarifë NULL NULL 02.04.2019 18:30 02.04.2019 18:30 Numërimi mbrapsht ka filluar për një nga përpjekjet më të guximshme të botës për të trajtuar ndotjen e ajrit. Nga e hëna e ardhshme, mijëra shoferë do të përballen me një pagesë të re për të hyrë në Londrën qendrore. Qëllimi është të pengohen automjetet më të ndyra në një përpjekje për të reduktuar sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme. Iniciativa vjen pasi shkencëtarët thonë se ndikimet e ndotjes së ajrit janë më serioze se sa mendohej më parë. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, i tha BBC-së se kërcënimi nga ndotja e ajrit, e cila është kryesisht e padukshme për syrin e lirë, është “një emergjencë e shëndetit publik”.