Ndodh hataja, Steph Curry 105 trepikësha me radhë brenda pesë minutash (VIDEO) NULL NULL 28.12.2020 20:41 28.12.2020 20:41 Stephen Curry është larg viteve më të mira kur shpallej MVP, apo viteve kur Golden State Warriors shpallej kampion amerikan. Mirëpo ai është po i njëjti vrasës në gjuajtjet jashtë perimetrit, dhe këtë e ka dëshmuar në stërvitjen e fundit me ekipin e tij. Dy herë lojtari më i mirë i NBA-së (njëherë unanimisht) ka arritur që t’i realizojë 105 trepikësha me radhë. Ajo që ia shton madhështinë kësaj videoje është pikërisht fakti që Curry arrin ta realizojë këtë rekord brenda pesë minutash.