Ndihmë për prindërit NULL NULL 09.12.2015 17:27 09.12.2015 17:27 Të jesh prind është sa kënaqësi, aq është fakti që vetja të duket i/e paditur kur përballesh me situata që të krijojnë fëmijët e vegjël. Sado që të lexoni të informoheni mbi rritjen e të voglit tuaj, ata do të jenë gjithnjë të paparashikueshëm. Sipas living.al, duhet të tregoheni gjithnjë praktikë dhe mos të jeni ju personi që i komplikoni gjërat. Ja disa ide që do të ju vijnë në ndihmë. Mos e hidhni celularin e vjetër, lëreni të luajë fëmija me atë. Në çdo gotë hidhni kokrriza sheqeri sipër. Ato do të pinë gjithçka në këtë mënyrë. Nëse kanë frikë nga përbindëshat, krijoni një sprajt me ujë të thjeshtë por që fëmijës t’i thuhet që kjo përgatitje largon çdo gjë të keqe. Ngjisni një varëse pas tavolinës së ngrënies, që ta keni praktike për gushoret e fëmijës. Vendosni një xhepore pas sediljes së makinës dhe do shihni sa pastër e rregull do të rrijë makina juaj.