Ndeshjet kthyese në playoff-in e Ligës së Kampionëve premtojnë spektakël NULL NULL 24.02.2026 10:32 24.02.2026 10:32 Dita e martë do të jetë e mbushur me ndeshje interesante në playoff-in e Ligës së Kampionëve. Katër skuadra do të kualifikohen më tutje për në raundin e 16. Me fillim prej orës 18:45, në Metropolitano, Atletico Madrid, do të sfidojë belgët e Club Brugge, pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë. Kjo sfidë do të transmetohet në kanalin Sport1 të Artmotion, raporton Klankosova.tv Në po të njëjtin kanal, në ora 21:00, në Meazza, Interi ka një mision të vështirë, përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, ku Bodo/Glimt fitoi 3-1. Po ashtu, nga ora 21:00, zhvillohen edhe dy takime të tjera, ku fati pak a shumë është përcaktuar nga ndeshja e parë. Në Sport2, transmetohet dueli Leverkusen – Olympiacos, ku gjermanët kanë avantazhin 2-0 nga përballja e parë. Derisa në Sport3, transmetohet takimi Neëcastle – Qarabag, me anglezët që duhet të ruajnë avantazhin 6-1 të krijuar nga takimi i parë./Klankosova.tv