Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshje spektakolare në “Fadil Vokrri”, Ballkani fiton dramën me penallti ndaj Prishtinës

NULL NULL
11.02.2026 21:07

Ballkani ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të kupës së Kosovës, pas një ndeshje spektakolare ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Takimi nisi mirë për Prishtinën të cilët realizuan qysh në minutën e parë me anë të Philippe Boueye. Me rezultatin minimal, përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë pati shumë dinamikë e gola. Prishtina dyfishoi rezultatin me anë të Marko Ilievskit, që realizoi në minutën e 50-të. Reagimi i Ballkanit në çerekun e fundit të lojës ishte i shkëlqyeshëm.

Ata fillimisht ngushtuan epërsinë në minutën 77-të, fal një autogoli nga Ardian Limani. Derisa në minutën e 88-të, Ballkani fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi në gol, Almir Kryeziu.

Ndeshja shkoi në vazhdime dhe drama nuk u ndal aty. 8 minuta brenda vazhdimeve, përmbysi rezultatin goli i Ivica Batarelos, për t’i dhënë avantazhin Ballkanit. Mirëpo Prishtina barazoi menjëherë, për ta dërguar këtë super ndeshje në ekzekutimin e penalltive.

Drama vazhdoi edhe në penallti, ku pas raundit të 15-të, të ekzekutimeve u përcaktua si fituese Ballkani me rezultatin 11-10.

lajme të ngjashme