Ndeshja historike për Botëror transmetohet në tri ekrane gjigante në Prishtinë NULL NULL 31.03.2026 10:30 31.03.2026 10:30 Kosova sonte është përballë ballafaqimit historik me Turqinë ku do të vendoset fati për Botëror. Kjo ndeshje e cila fillon nga ora 20:45 dhe është historike do të transmetohet nëpër sheshe të qyteteve në mbarë vendin. Janë tri pika kryesore në Prishtinë të cilat do ta shfaqin atë në ekrane gjigante. Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës. “Prishtina gati për spektakël. Ndeshja Kosovë – Turqi do të transmetohet në ekrane gjigante në tri pika në kryeqytet; në sheshin “Zahir Pajaziti”, në sheshin “Skënderbeu” dhe te Pallati i Rinisë. Bashkohu në festën e madhe të futbollit në sheshet e kryeqytetit ”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.