“Ndërtoni dialogun social”, punëtorët shëndetësorë protestë para MSh-së NULL NULL 14.11.2024 11:39 14.11.2024 11:39 Foto: Klan Kosova Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa kërkesa. FSSHK-ja shprehu pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e Qeverisë për rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, raporton EO, transmeton Klankosova.tv. Gjatë protestës ata mbanin në duar pankarta me shkrime “Ndaloni mbylljen e reparteve në spitale”, “Duam kontratë kolektive”, “Mos pengoni aktivitetin sindikal”, “Stop diskriminimit në shëndetësi” e disa të tjera.