Ndërron jetë në vendin e tij të punës një doktor në Pejë NULL NULL 24.01.2019 10:25 24.01.2019 10:25 Ka ndërruar jetë një ditë më parë, në Spitalin e Pejës, Dr. Orhan Gafurri. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në facebook, transmeton Klan Kosova. Mësohet se Dr. Orhan Gafurri ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, ndërsa kolegët e tij sot e kanë kujtuar atë me një minutë heshtje. ”Spitali i Përgjithshëm në Pejë përkujtoi Dr.Orhan Gafurrin i cili vdiq dje në vendin e punës. Njeri i madhë, gjithmonë pozitiv dhe gjithmonë në shërbim të atyre që kishin nevojë. I përjetshëm kujtimi për ty Dr.Orhan. Ngushëllime familjes Gafurri”. Shkaqet e vdekjes së doktorit në vendin e tij të punës ende nuk janë bërë të ditura.