Ndërron jetë Maureen O’Hara NULL NULL 24.10.2015 21:11 24.10.2015 21:11 Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare aktorja irlandeze-amerikane Maureen O’Hara. Këtë lajm për media e ka konfrimuar menaxheri i saj, Johnny Nicoletti, transmeton Klan Kosova. “Ajo vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Boise të Idaho”, është shprehur Nicoletti. O’Hara ishte njëra prej yjeve nga koha e artë e Hollywoodit. Ajo ka luajtur në filmin që është fitues i shumëfishtë i Oscarit, How Green Was My Valley. O’Hara gjithashtu është paraqitur rregullisht përkrah John Wayne, në filma të tillë si “Quiet Man”. Ajo ka lindur në Dublin, për t’u transferuar në Hollywood në vitin 1939 ku edhe është bërë qytetare e ShBA-së. “Rolet e saj ishin gjithmonë të një gruaje të patrembur njësojë siç është edhe në jetën reale”, shkruante në deklaratën e familjes së saj.