Ndërron jetë këngëtari i njohur NULL NULL 21.11.2018 19:00 21.11.2018 19:00 Këngëtari i LFO, Devin Lima ka vdekur në moshën 41-vjeçare pas një beteje me kancerin, transmeton Klan Kosova. Artisti vdiq sot herët në mëngjes, tha një anëtar i familjes për TMZ. Në tetor të vitit 2017, Devin u diagnostikua me kancer adrenal në fazën e katërt. LFO është më i njohur për këngën e tyre hit “Summer Girls”. Devin ishte në grup me Brad Fischetti dhe Rich Cronin, i cili vdiq në 2010 pas një beteje me leukemi.