Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë Bik Ndoja

NULL NULL
27.12.2015 14:05

Pas një sëmundje të rëndë sot është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare, bilbili I këngës qytetare shkodrane, Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur si Bik Ndoja.

Ai ka lindur në Shkodër me 13 gusht 1925 dhe është  i njohur si një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shekullit 20.

Muzikën Ndoja e kishte filluar në moshë të re, së pati herë kishte kënduar në një dasmë familjare, ndërsa më vonë e zgjeroi aktivitetin e tij nëpër koncerte të ndryshme.

Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogël je”, “Jare të due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit etj. Në vitin 1969 iu akordua titulli “ Artist i merituar”, ndërsa në vitin 1999 Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoj titullin “ Krenaria e qytetit”, në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, ndërsa që në vitin 2011 pranë institucionit të Presidentit qëndron dosja për akordimin e titullit “ Mjeshtër i madh”, por që asnjëherë nuk ju dha.

Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të “ Ahengut Shkodranë” Homazhet në nderim të bilbilit të këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja do zhvillohen në Teatrin “Migjeni”nga ora 11-13 ditën e hënë, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme