Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë aktori veteran i Bollywood, Om Puri

NULL NULL
06.01.2017 10:29

Aktori veteran i Bollywood, Om Puri ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Mumbai,  ka thënë miku i tij i afërt Anupam Khet, këtë të premte, shkruan Reuters.

Puri ka vdekur në moshën 66 vjeçare pas një infarkti në zemër, transmeton Klan Kosova.

“Duke parë atë të shtrirë në shtrat e të duket i qetë, nuk mund të besosh se aktori ynë më i madh Om Puri nuk është më në mesin tonë”.

“Thellësisht i pikëlluar dhe i shokuar. E kam njohur Puri për 43 vitet e fundit. Për mua ai përherë do të mbetet një aktor i madh, i sjellshëm dhe zemërhapur. Kjo është ajo për çka bota do ta kujtojë”, ka shkruar Kher në Twitter.

Puri bëri emër në vitet e 80-ta me artin alternativ në kinema në një audiencë të vogël në Indi, duke luajtur disa karaktere të njohura.

Ai gjithashtu ka punuar në një numër filmash në Bollywood dhe filma britanik, përfshirë “The Reclutant Fundamentalist”, “East is East”, dhe “Hundred-Foot Journey”.

lajme të ngjashme