Ndërron jetë aktori George Kennedy NULL NULL 29.02.2016 23:12 29.02.2016 23:12 George Kennedy i njohur për punën e tij në filmin “Cool Hand Luke” ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Aktori fitoi një Oskar për aktorin më të mirë mbështetës në vitin 1968 për punën e tij në film dhe ai ishte gjithashtu i njohur për rolet e tij në “Airport” dhe “Naked Gun”, transmeton Klan Kosova. George ka vdekur të dielën në mëngjes në Boise, Idaho, ka konfirmuar nipi i tij për TMZ. Pasi gruaja e tij Joan ka vdekur më shumë se një vit më parë, shëndeti i Geroge ka qenë i keq dhe ai kaloi muajin e fundit të jetës së tij nën kujdesin e mjekëve.