Ndërpritet gjysmëfinalja Trepça-Prishtina, ky është shkaku NULL NULL 29.01.2025 20:01 29.01.2025 20:01 Është ndërprerë ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës mes Trepçës dhe Prishtinës. Deri te ndërprerja çoi shtyrja e Donte Clark të Prishtinës ndaj lojtarit të Trepçës, njofton Klankosova.tv. Pas kësaj ndërhyrjeje, gjyqtari i dha gabim teknik Clarkut të Prishtinës, ndërsa atmosfera në sallë u tensionua paksa. Kështu, gjyqtari i ndeshjes i çoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes. Akoma nuk dihet nëse ndeshja do të rifillojë pas këtij incidenti që ndodhi. Rezultati ishte 56:48 për Trepçën.