Ndërhyrja në gjene përgjysmon gjasat për kancer dhe rritë jetëgjatësinë NULL NULL 31.08.2018 18:30 31.08.2018 18:30 Ndryshimi i gjeneve tek foshnjat para se të lindim mund t’ju ndihmoje të jetojnë disa dekada më gjatë si dhe ulin gjasat të preken nga kanceri, kanë treguar disa studime të reja. Përdorimi i mjeteve kontroverse për editimin e ADN-së, siç është CRISPR-CAS9 në vezë dhe qeliza të spermës, mund të na bëjë rezistent ndaj sëmundjeve në moshë të shtyrë. Ndërhyrja në dhjetëra apo qindra gjene që janë kode për sëmundje të zemrës, Alzheimer apo sëmundjen e artritit, mund të ndihmojë foshnjat pa lindur ende që janë në rrezik, siç mund të jenë ato me histori familjare të çrregullimeve të tilla. Përfitimet më të mëdha janë me sëmundjen e kancerit, ku një fetus i rrezikuar mund të përgjysmojë gjasat të preket nga kjo sëmundje dhe të jetojë deri në dy dekada më gjatë në qoftë se zhvillohet sëmundja. Shkencëtarët gjithashtu kanë shtuar se shëndeti i ligë shpesh herë është një kombinim i gjenetikës dhe faktorëve të ambientit.