Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndarja ndërshtetërore, Borrell e quan kufi ndarjen Kosovë – Serbi (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 28.11.2023 20:32
borrell

Bashkimin Evropian, si union me 27 vende anëtare, Josep Borrell, e përfaqësoi në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel.

Në sesionin e bisedimeve të pasdites për Ballkanin Perëndimor, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri thotë se ky rajon ka rëndësi të madhe për ta. Menjëherë përmendi Kosovën dhe si rrallëherë në karrierën e tij politike, spanjolli iu referua vijës kufitare të Kosovës me Serbinë, si e tillë.

”Më lejoni të potencoj rëndësinë e bashkëpunimit të BE-së dhe NATO-s në Kosovë, në veri të Kosovës. Ku misioni ynë EULEX është vendosur në bashkëpunim të fortë me KFOR-in, përderisa ne po përballemi me momente të vështira e kohëra të trazuara. Ne do vazhdojmë të sigurojmë stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Kosovës në kufi me Serbinë”, tha Borrell para gazetarëve.

Dy vendet që kanë tensione të rritura mes vete tash e sa kohë, Borrell i fton t’i kthehen dialogut për të mirën e tyre.

”Ne thërrasim Serbinë e Kosovën që të rrisin vullnetin e tyre dhe të shohin për marrëveshje, në mënyrë që të qartësojnë rrugën e tyre evropiane”.

Kryediplomati evropian theksoi se stabiliteti, përparimi dhe rreshtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, me politikën e jashtme të BE-së, është i rëndësisë vitale për Bashkimin Evropian.

lajme të ngjashme