Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet shoferja e cila aksidentoi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë

NULL NULL
26.02.2024 17:47
Policia

Prokuroria e ka ndaluar një grua, e cila dyshohet se e ka shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë ditës së sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Si pasojë një këmbësor e ka humbur jetën.

Ndaj shoferës është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojme lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugen “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuares, per vepren penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara eshte derguar ne mbajtje ne kohezgjatje prej 48 oresh”, tha Ulaj për Klankosova.tv

I ndjeri është i moshës 26-vjeçare./Klankosova.tv

lajme të ngjashme