Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet serbi në Joshanicë të Leposaviqit pati gjëra në vlerë të 1 mijë eurove në veturë

NULL NULL
21.04.2024 09:38
Policia e Kosovës
Arkiv: Uniforma e Policisë së Kosovës

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Joshanicë në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë që shofer kishte një shtetas të Serbisë,  i cili dyshohet se ka hyrë në e Kosovë nga Serbia nëpër rrugët ilegale.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme me vlerë rreth 1 mijë euro.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme