Ndalohet një person në Bërnjak, iu konfiskuan vulat që dyshohet se i përkasin strukturave paralele NULL NULL 14.11.2024 11:34 14.11.2024 11:34 Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në kufirin me Serbinë, pasditen e së mërkurës. Në momentin e ndalimit në Bërnjak, atij iu gjetën edhe disa vula që dyshohet se i përkasin strukturave paralele. Rasti u konfirmua edhe policia, njofton Klankosova.tv Organet e rendit bëjnë me dije se i dyshuari ishte prezantuar si drejtor shkollës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Atij iu konfiskuan vulat të cilat i kishte me vete. Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet. Rasti po cilësohet si “Prodhim dhe përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”.