Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalen pagat, plasin reagimet (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 04.10.2022 20:55

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet greva në sistemin arsimor, pas vendimit për mosekzekutim të pagave.

Sipas kryetarit, Rrahman Jasharaj, qeveritarët duhet ta kenë parasysh që greva është pezulluar dhe nuk ka përfunduar, e që rrjedhimisht mund të nisë në çdo kohë.

Mësimdhënësit që mbetën pa paga thonë se kjo ju krijon problem, meqë i mbajnë familjet me ato të ardhura, njofton Klan Kosova.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar kompenzim për ata që kanë punuar dhe ka fajësuar komunat për mosraportim.

Por nga dikasteri i arsimit në kryeqytet, thonë se i kanë dorëzuar listat, por jo segreguese, e as nën presion.

Sipas drejtoreshës, Besianë Musmurati, vendimi është politik, dhe duhet të merret përgjegjësi për këtë.

lajme të ngjashme