Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndaj Ministrisë së Drejtësisë ngritet padi nga përmbaruesi Kërçagu

NULL NULL
25.05.2023 08:40
Ministria e Drejtesise
Ministria e Drejtesise

Ndaj Ministrisë së Drejtësisë është ushtruar padi nga përmbaruesi Irfan Kërçagu pasi ai është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat, më 19 maj të vitit 2023.

“Betimi për Drejtësi” e ka siguruar dokumentin në të cilën është kjo padi, ku Kërçagu ka kërkuar nga gjykata që të aprovohet kërkesëpadia e tij dhe të anulohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu kësaj padie i është bashkangjitur kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, duke kërkuar që të aprovohet  propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë deri në vendimin definitiv gjyqësor sipas padisë.

Sipas padisë pretendimet e raportit ishin të pabazuara pasi që Ligji për Procedurën Përmbarimore përcakton qartë se një përmbarues privat mund të merret në përgjegjësi disiplinore vetëm po qe se me veprimet e tij shkel ligjin, nuk i plotëson detyrimet e parapara me akte të Odës së Përmbaruesve, apo shkel prestigjin e profesionit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme