Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahet nga jeta shkrimtari Dritëro Agolli

NULL NULL
03.02.2017 16:25

U nda nga jeta Dritëro Agolli, patriarku i letrave shqipe, në moshën 85­ vjeçare.

Shkrimtari i madh ndërroi jetë në sanatoriumin e Tiranës, shkruan shqiptarja.com

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit.

Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.

Iku nga kjo jetë njeriu i rrallë për nga thjeshtësia me të cilën komunikonte, mikpritësi që e hapi derën e tij për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat.

Shtëpia e tij do të mbetet muze i memories për qindra shqiptarë.

lajme të ngjashme