Ndahet nga jeta profesori dhe publicisti Ferit Dibrani NULL NULL 17.10.2019 13:53 17.10.2019 13:53 Pas një komplikimi shëndetësor, në mëngjesin e së enjtes, ka pushuar së rrahuri zemra e profesorit të dalluar dhe publicistit të çmuar, Ferit Dibrani Ka ndërruar jetë profesori i vyer, udhëheqësi arsimor i dalluar dhe faktmbledhësi i përkushtuar, në rrugëtimin e arsimit shqip, Ferit Dibrani. Përgjatë mëse katër dekadave punë, ai është kthyer në një nga simbolet e luftës vetmohuese në dhe për arsimin shqip, betejën për dokumentimin e të cilit e vazhdoi deri në fund të jetës. Pothuaj e gjithë trajektorja e arsimit shqip në komunën e Vushtrrisë, me fokus të veçantë në shekullin e fundit, mund të gjendet e përmbledhur në dhjetë librat që ka botuar. Me gjithë punën e madhe në ligjërim e më pas drejtim të arsimit në Vushtrri, si dhe më pastaj në dokumentim të qindvjetëshit arsimor, punën e vazhdoi edhe në pension, duke udhëhequr Shoqatën e Veteranëve të Arsimit, deri në frymën e fundit.