Ndahet çifti i Big Brother NULL NULL 04.03.2024 08:39 04.03.2024 08:39 Foto ilustruese Memphis Garrett dhe Christmas Abbott po divorcohen. Yjet e Big Brother u takuan ndërsa ishin konkurrentë në sezonin e 22-të të Big Brother All Stars, dhe filluan të dilnin bashkë menjëherë pas përfundimit të spektaklit. Ata u fejuan në qershor të vitit 2021 dhe u martuan në maj të vitit 2022. Tani, TMZ raporton se Memphis ka bërë kërkesë për divorc, duke përmendur dallimet e papajtueshme, shkrua Just Jared, transmeton Klankosova.tv. Burimet thanë për TMZ se tradhtia dhe gënjeshtra janë arsyet kryesore të ndarjes.