Ndahen mjete shtesë për ndërtimin e 11 shtëpive në veri NULL NULL 16.09.2024 15:27 16.09.2024 15:27 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mjete shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës. Në kontratën e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Për punët shtesë për ndërimin e shtëpive, MMHI ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë Limitetproject , Roarchitecture, Rines, De & DD. Vlera e kontratës kap shumën e 128 mijë eurove, njofton Klankosova.tv Në bazë të kontratës parashihet ndërtimi i 11 shtëpive në atë zonë. Bëhet e ditur se krejt pronarët e këtyre shtëpive janë shqiptarë. Para disa ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në veri ku në Cerajë dhe Bistricë mori pjesë vënien e gurthemelit të ndërtimit të tri shtëpive. Në veri parashihet ndërtimi i 154 shtëpive atje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan 09/11/2024
Kosova Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen 09/11/2024
Kosova Hamza i tregon datat kur takohet me diasporën: Jeni pjesë e historisë dhe zhvillimit të Kosovës 09/11/2024