Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahen çmimet për legjendat shqiptare, në novela grafike

NULL NULL
09.12.2015 11:22

U shpallën dje fituesit e edicionit të dytë të “Narracionit të legjendave përmes novelave grafike”. Çmimin e parë e morën autorët, Florian Bregu dhe David Kryemadhi me “Gjergj Elez Alia”. Çmimin e dytë e mori Gjergji Zhuka me “E bija e hënës dhe e diellit” dhe çmimin e tretë Sara Trebicka me “Rozafatin”.

Ky konkurs është ideuar nga piktori-grafist Shpend Bengu dhe bazohet tek Trashëgimia Kulturore Jomateriale si: përrallat, gojëdhënat, legjendat etj. Kjo dukej edhe tek ekspozita me novela grafike klasike apo legjenda bashkëkohore urbane, që ishte çelur dje në ambientet e Ministrisë së Kulturës gjatë gjithë ceremonisë së çmimeve. Juria përbëhej nga artistët: Helidon Haliti, Artur Dauti dhe Sead Kazanxhiu.

Legjenda për Gjergj Elez Alinë, malësori me nëntë plagë mbi trup, që dergjet në shtratin e vdekjes duhet të luftojë kundër bajlozit që shkatërron vendin, për nderin e shtëpisë dhe të motrës përshkruhet nëpërmjet imazheve. Kjo gjini arti ka për qëllim edukimin e brezave të rinj, duke ndalur edhe te detaje të prehistorisë.

Një formë për të treguar mënyrën e të jetuarit, doket, zakonet apo dhe ritet e asaj kohe. Aktiviteti përfshin mbrojtjen edhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Prandaj një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe, në novelat grafike. Përsa i përket narracionit, ai ishte kryesisht në gjuhën shqipe standarde, edhe pse mund të përdorej edhe në dialekt ose në gjuhën e pakicave.

Narracionet ishin kryesisht me tema nga legjendat, përrallat ose gojëdhënat e bazuara te folklori ynë si: “Gjergj Elez Alia”, “Rozafati”, “Plaku dhe Vdekja”, “Ëndrrat e Milosaos” etj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=360243

lajme të ngjashme