Ndahen çmimet e para në spektaklin “Miss Shqiptarja në Botë 2024” NULL NULL 29.12.2024 20:45 29.12.2024 20:45 Spektakli “Miss Shqiptarja në Botë 2024” po zhvillohet aktualisht në Klan Arena, ku janë ndarë çmimet dhe shpërblimet e para përpara atyre kryesore. Në këtë edicion, organizuar nga Gecjan Fashion Group, me producent Ilir Geci, janë planifikuar rreth 30 mijë euro shpërblime, dhurata dhe bursa studimi për konkurrentet. Në fazat e parë të garës, janë ndarë disa çmime për konkurrentet që kanë spikatur në kategori të ndryshme si: Çmimet “GfG Models 2024”: Kanina Mullahasani, Adea Luta, Lejmonda Bajaku, Vlerë Gashi, Kanita Bullovci, Kristina Kotorri, Mela Shurdha, Savjola Dalipaj, Marigona Sallahaj, Luiza Zeqiri, Llaura Maroviq, Elona Hajrizaj. Këto janë misset e qyteteve të Kosovës dhe disa shteteve ku jetojnë shqiptarë: Samira Sylejmani – Miss Gjilani, Adea Lutaj – Miss Peja, Kanina Mullahasani – Miss Gjakova, Lejmonda Bajoku – Mis Prishtina, Suela Ajeti – Mis Lipjani, Vlerë Gashi – Miss Fushë Kosova, Suela Imeri – Miss Mitrovica, Leandra Latifi – Miss Prizreni, Mihrija Bekolli – Miss Malisheva, Medina Sadikaj – zonjusha Deqani, Anisa Gashi – Miss Drenas, Marigona Sallahaj – Miss Gjakova, Llaura Maroviq – Miss shqiptarja në Mal të Zi, Lorita Hasanaj – Miss Shqiptare Suedia, Elona Hajrizaj (Miss Shqiptarja në Austri). Në këtë fazë të çmimeve u shpërblyen edhe imazhet e kompanive partnere në spektakël. Si imazh i Rezonancës, çmimi i takoi bukuroshes nga Peja Adea Luta, e cila fitoi një bursë prej 2000 eurosh në kolegjet më moderne në Kosovë Rezonanca. Ndërsa si imazhet e Elgon Kosovës u zgjodhën Kanina Mullahasani dhe Samira Sylejmani. Një tjetër çmim shumë i rëndësishëm në këtë eveniment u nda edhe nga publiku i shumtë i pranishëm në Klan Arena, i cili përmes duartrokitjeve zgjodhi bukuroshen nga Prishtina Luiza Zeqiri për çmimin Miss Publiku. Miss Miqësia në Miss Shqiptarja në Botë u zgjodh nga Kanita Ballovci. Vajzat po shkelqejnë te rregulluara nga Studio Naimja dhe të veshura me fustanë eksluzivë nga kreatorja Kaltrina Ramadani. Gara po vazhdon drejt çmimeve kryesore.