Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NBA shtyn pesë ndeshje për shkak të COVID-19

NULL NULL
19.12.2021 21:37

Shoqata Kombëtare e Basketbollit ka njoftuar shtyrjen e pesë ndeshjeve për shkak të problemeve me COVID-19 brenda disa skuadrave në ligë.

Brooklyn Nets, Cleveland Cavaliers, Orlando Magic dhe Philadelphia 76ers, kanë lojtarët dhe stafin e ekipit në protokollin e shëndetit dhe sigurisë së NBA, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshjet e planifikuara të së dielës midis Nets the dhe Denver Nuggets si dhe ndeshja e Cavaliers kundër Atlanta Hawks dhe 76ers kundër New Orleans Pelicans janë shtyer.

Ndeshja e së hënës midis Magic dhe Toronto Raptors u shty gjithashtu si dhe ndeshja e së martës midis Nets dhe Washington Wizards.

Ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth se kur do të zhvillohen këto ndeshje.

lajme të ngjashme