Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NBA: Ekipi i Giannis fiton kundër atij të LeBron (VIDEO)

NULL NULL
nga Shpend Spahija 20.02.2023 08:24

Në mëngjesin e së hënës me kohën tonë lokale, është zhvilluar “NBA All-Star Game” në Utah.

Ekipi i Giannis Antetokounmpo triumfoi kundër ekipit të LeBron James me rezultatin 175-184.

Lojtari më i dalluar i fituesve dhe njëkohësisht i gjithë ndeshjes, ishte ylli i Boston Celtics, Jayson Tatum, i cili realizoi 55 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime, duke u zgjedhur “MVP” apo lojtari më i vlefshëm i këtij takimi.

Krahas tij dhe Antetokounmpo, në 5-shën bazë të ekipit ishin edhe Mitchell (Cleveland Cavaliers), Morant (Memphis Grizzlies) dhe Markkanen (Utah Jazz).

Ndërsa tek ekipi i LeBron, krahas James u paraqitën Doncic (Dallas Mavericks), Irving (Dallas Mavericks), Jokic (Denver Nuggets) dhe Embiid (Philadelphia 76ers).

Ky ishte edicioni i 72 i “NBA All-Star Game”, që ka filluar në vitin 1951 në Boston, ndërsa edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Indiana.

 

lajme të ngjashme