Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NBA: Clippers bën ligjin në Los Angeles

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 21.10.2022 10:18

Ekipi i drejtuar nga Tyronn Lue, ka triumfuar në ndeshjen e parë sezonale kundër rivalit, La Lakers, me rezultat final, 103-97. Në fakt, trajnerin Lue,  më shumë se fitorja e gëzoi rikthimi i fuqishëm i Kwahi Leonard pas 18 muajsh.

Leonard shënoi 14 pikë, 7 kërcime e 2 asistime teksa më i mirë se ai tek Clippers ishte vetëm Paul George me 15 pikë e 10 kërcime dhe John Wall me 15 pikë. Kurse lider i “Engjëjve” ishte Lonnie Walker i cili shënoi 26 pikë, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo ishte humbja e dytë sezonale për Lakers ndërsa e teta rresht përballë Clippers-ave.

Edicionin 2022/23 në NBA, shumë keq e ka filluar edhe Philadelphia 76-ers. Ekipi i drejtuar nga Doc Rivers,  dëshpëruan para publikut të tyre në palestrën “Wells Fargo Center”. Skuadra që e mposhti Philadelphian në shtëpi ishte Milwaukee Bucks. “Drerët” triumfuan me vetëm dy pikë epërsi, 88-90, rezultati final.

Pavarësisht humbjes, James Harden, ishte basketbolisti që shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 31 gjithsej, kurse lojtari më efikas në parket ishte Giannis Antetokounmpo me shifrat magjike double double, 21 pikë, 13 kërcime e 8 asistime.

lajme të ngjashme