Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NATO-ja e zgjedh përfaqësuesin e saj në Ukrainë

NULL NULL
17.07.2024 19:26
NATO-ja e zgjedh përfaqësuesin e saj në Ukrainë

NATO do ta ketë përfaqësuesin e saj në Ukrainë.

Ai është Patrick Turner, njoftoi sot sekretari i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Turner do ta mbajë postin më të lartë civil të kësaj organizate atje.

Stoltenberg tha se britaniku është një “shërbyes i përkushtuar publik” që ka një historik të mirë të arritjes së rezultateve.

Patrick Turner, ka qenë edhe sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, para se të bëhej ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për politika të mbrojtjes dhe planifikimit, post që e ka mbajtur nga viti 2018 deri më 2022.

Po ashtu ai ishte edhe ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione.

Britaniku detyrën e re do ta nis nga shtatori.

lajme të ngjashme