Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nathan Chesnut, amerikani nga Llapi i cili jeton në Kosovë nga viti 2000 (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2024 15:17
Shtetasi amerikan, Nathan Chesnut
Shtetasi amerikan, Nathan Chesnut; Foto: Klan Kosova;

Shtetasi amerikan, Nathan Chesnut, jeton në Podujevë për disa vite pasi është shpërngulur nga ShBA-ja.

Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka treguar se si ka ndodhur që të jetë për disa vite në shtetin e Kosovës.

“Prindërit e mi kanë dëgjuar për luftën në Kosovë dhe kanë dashtë që t’i ndihmojnë njerëzit dhe kanë shkuar në Orllat të Podujevës menjëherë pas përfundimit të luftës”.

“Ata u vendosën në Orllat pasi u ngjasonte me shtëpinë dhe fermën që kishim në Ohajo, unë isha shtatë-vjeç kur erdhëm në Orllat”.

“Amerika më ka munguar deri diku por bëra shumë shokë e shoqe dhe nuk kalova çdo herë kohë të mirë”, ka thënë Chesnut.

Ai ishte shpërngulur për disa vite në ShBA ku i kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte martuar, por prapë me familjen e tij ka vendosur që të kthehet në Podujevë për të jetuar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme