Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Natalie Wood mund të jetë përdhunuar nga Kirk Douglas, thotë motra e saj

NULL NULL
05.11.2021 15:48

Në memoarin e motrës së aktores Natalie Wood, Lana, ajo ka pohuar se Wood ishte përdhunuar nga aktori tjetër me nam në Hollywood, Kirk Douglas.

Douglas kishte qenë në në 30-tat e tij gjatë kohës së incidentit, dhe Wood dyshon që ai ishte fajtor për atë veprim.

Këto spekulime ishin aq të forta saqë kur Douglas vdiq më 2020, emri i aktores që kishte vdekur më 1981 u bë trend në Twitter barabartë me atë të aktorit.

Lana ka thënë që takimin me burrin misterioz që dyshohet se ishte Douglas-i e kishte aranzhuar nëna e tyre, Maria Zakharenko.

Ajo ka rrëfyer se Wood ishte kthyer atë natë nga hoteli dhe dukej në gjendje të tmerrshme.

“Ajo dukej tmerrshëm. Dukej e çrregulluar dhe keq. Nëna dhe motra filluan të përshpërisin me njëra tjetrën. Nuk mund ta kujtoj se çfarë po thonin”.

“Diçka e keqe dukej t’i ketë ndodhur motrës sime. Por çkado që ishte, ajo dukej se ishte shumë e re për t’ia treguar”.

lajme të ngjashme