Nasim Haradinaj flet nën emocione për vëllain Agron Haradinaj (VIDEO) NULL NULL 21.03.2025 19:11 21.03.2025 19:11 Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se është shumë e vështirë në aspektin emocional që të jesh në burgim në Hagë, derisa u ndodhë ndonjë problem shëndetësor familjarëve në Kosovë. Ai ka përmendur vdekjen e vëllait të tij Agron Haradinaj, për të cilën ai nuk ka arritur të jetë në varrimin e tij, pasi nuk iu dha leje nga Specialja. Nasim Haradinaj, në DPT Fidani u shpreh se ende kjo gjë për të është tepër e vështirë. Haradinaj u lirua nga burgu në dhjetor të vitit 2024, pas 4 vjet e 3 muaj qëndrimi në Hagë.