NASA Johnson do ta emërojë ndërtesën në emër të Dorothy Vaughan NULL NULL 16.07.2024 17:25 16.07.2024 17:25 Dorothy Vaughan Qendra Hapësinore e NASA-s në Hjuston planifikon të emërojë një ndërtesë sipas kompjuterit legjendar njerëzor, Dorothy Vaughan dhe grave të përfshira në programin Apollo, një ditë para 55 vjetorit të uljes së Apollo 11 në Hënë. Zyra qendrore e të dhënave e NASA-s, e njohur si Ndërtesa 12, do të riemërtohet si “Qendra Dorothy Vaughan në nder të grave të Apollos”, si një “nder për njerëzit që bënë të mundur hapat e parë të njerëzimit në Hënë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Vaughn vdiq më 10 nëntor 2008, në moshën 98-vjeçare. “Në emër të Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s, ne jemi krenarë të presim këtë ngjarje historike, pasi agjencia nderon kontributet e rëndësishme që gratë kanë dhënë në industrinë hapësinore, veçanërisht pionierët që këmbëngulën kundër shumë sfidave të epokës së tyre”, tha Drejtoresha e NASA Johnson, Vanessa. “Teksa përgatitemi për t’u kthyer në Hënë për shkencë dhe eksplorim afatgjatë, misionet Artemis të NASA-s do të zbarkojnë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë. Është një privilegj t’i kushtosh Ndërtesën 12 të Johnson grave inovative që hodhën themelet në programin hapësinor të kombit tonë”. Vaughan erdhi në laboratorin Aeronautik Langley Memorial më 1943, duke lënë pozicionin e saj si mësuese matematike në shkollën e mesme Robert Russa Moton në Farmville. Vaughan u bë një programuese eksperte e FORTRAN-it dhe gjithashtu kontribuoi në Programin Scout Launch Vehicle. Ajo doli në pension në vitin 1971.