Napoli vs. Milan, statistikat flasin për kuq e zinjtë NULL NULL nga Emanuell Syla 02.04.2023 19:28 nga Emanuell Syla 02.04.2023 19:28 Sonte zhvillohet derbi i javës në Serie A, kampionatin italian të futbollit në mes të Napolit dhe Milanit në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli. Napolitanët janë larg në pozitën e parë me 71 pikë nga 27 ndeshje, 16 pikë më shumë se Lazio që është në vendin e dytë. Nëse i referohemi përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave, atëherë Napoli e Milan janë takuar 159 herë në të gjithat garat. Milan ka 62 fitore, Napoli 47 ndërsa janë edhe 50 barazime. Edhe në shënim të golave kuq e zinjtë janë më mirë me 226 gola të shënuar, kurse napolitanët kanë 179. Osimhen dhe Kvaratskhelia janë në top formë te Napoli, kurse Leao e Giroud te Milani. Për shkak të një lëndimi, Osimhen nuk do të luaj. Napoli – Milan zhvillohet këtë të diel nga ora 20:45.