Napoli rrugëton fuqishëm drejt titullit NULL NULL 29.01.2023 22:45 29.01.2023 22:45 Napoli ka shënuar fitore ndaj Romës, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 20-të në Serie A. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Victo Osimhen, në minutën e 17’, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Roma e gjeti golin e barazimit me anë të Stephan El Shaarawyt, në minutën e 75’. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, në skenë doli Giovanni Simeone, duke ia dhuruar fitoren Napolit, me një gol në minutën e 86’. Napoli pas fitores mbetet në vendin e parë me 53 pikë, pas 20 ndeshjeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025