Napoli fiton minimalisht ndaj Milanit, Politano “makthi” i kuqezinjve NULL NULL 06.04.2026 22:51 06.04.2026 22:51 Napoli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit, duke mbajtur gjallë shpresat në garën për titull, edhe pse diferenca me Inter mbetet 7 pikë, vetëm 7 xhiro para fundit të sezonit. Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm, i realizuar nga Matteo Politano, i cili edhe një herë konfirmoi se Milani është “viktima” e tij e preferuar, transmeton Klankosova.tv. Ky ishte goli i 7-të në karrierë i italianit ndaj kuqezinjve, duke e bërë atë një nga lojtarët që u ka shkaktuar më së shumti probleme. Napoli dominoi në momente kyçe dhe arriti ta menaxhojë avantazhin deri në fund, duke marrë tri pikë me shumë peshë në këtë fazë vendimtare të kampionatit. Në anën tjetër, Milani po kalon një periudhë të vështirë dhe tashmë duhet të fokusohet seriozisht në sigurimin e një vendi në top 4. Me formën që po tregon aktualisht, objektivi për një vend në UEFA Champions League duket gjithnjë e më i vështirë për t’u arritur.