Napoli finalisti i parë i Superkuës së Italisë NULL NULL 18.12.2025 23:48 18.12.2025 23:48 Gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Italisë nbë mes Napolit dhe Milanos, i ka takuar skuadrës së Antonio Contes me rezultat 2:0. Edhe ky edicion i Superkupës me verzionin Final-four, po luhet në Riad, ku përfitimet për klubet italiane janë mjaftë të mëdha, por shikueshmëria nuk është e njëjtë sikur ndeshjet të luheshin në Itali. Gjithsesi stadium Al Awwal Park, i sjelli më shumë fat Napolit duke triumfuar, pas një ndeshje shumë të mirë dhe të luftuar nga fillimi. Milan pati raste më të mira në pjesën e parë, por Napoli shënoi golin e epërsisë përmes lojtarit më në formë, David Neres pak para pushimit. Mungesat e mëdha në sulm, Milano nuk po mundet t’i kapërdijë, dhe kjo po i shkakton telashe sepse në pjesën e dytë nuk pati asnjë rast që vlen të përmendet. Në anën tjetër, Napoli realizoi edhe golin e dytë përmes sulmuesiit Rasmus Hojlund, për të siguruar finale e madhe, ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër Bologna-Inter që luhet të premtën në ora 20.00, dhe transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.