Namazi i Bajramit në Shqipëri do të falet në xhami, jo në sheshin “Skënderbej” NULL NULL 23.05.2020 09:18 23.05.2020 09:18 Këtë vit, Bajrami nuk do të falet në sheshin “Skënderbej”, ashtu sikur ishte shndërruar në traditë. Lajmin e ka konfirmuar Hoxhë Ahmed Kalaja, i cili përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se secili besimtar do ta falë Bajramin në xhami. Mësohet se i gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19./TCh/ Postimi në fjalë: “Bajrami do te falet ne oren 06:00 Ne te gjitha shtepiat e Allahut qe quhen Xhamia. Mos perhap panik, mbill shprese edhe gezim! Sonte pas namazit faljes se jacise darkes do te jene edhe fishekzjarret e festes! Gezuar Per Shume Vjet!”, shkruan Hoxhë Ahmed Kalaja.