“Naimi ishte i qetë në varrim…”, si dyshuan dhe u tronditën familja e Liridonës: S’mujshim me besu krimin NULL NULL 14.07.2025 10:07 14.07.2025 10:07 Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre, raporton Klankosova.tv Në pjesën e dytë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, ai rrëfeu se si nisën dyshimet e tyre për Naim Murselin, se kishte gisht në krimin e kryer ndaj Liridonës dhe si u tronditën kur e kuptuan se ai u arrestua. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë seancën, mes tjerash, njoftoi se Leonardi ka treguar edhe disa momente para varrimit, gjatë ceremonisë mortore dhe pas zhvarrimit. “Kemi shku në vendin e ngjarjes, ishte edhe Naimi aty, ja nisi me na shpjegu ngjarjen. Njëherë tha dola nga ana e djathtë, tani nuk e di a nga e majta a e djathta. Prapë nuk donim të dyshonim, kena shku në Gjakovë, erdh edhe Naimi me i marrë fëmijët se tha kanë me dhanë deklaratë në polici. I ka marrë fëmijët, në u përgatitëm për varrim që do bëhej në Çërmjan. Kemi shkuar të nesërmen atje për me prit ngushëllime, aty ishin edhe prindërit e Naimit e Kushtrimit, njerëzit vinin për të pamje, Naimi nuk ishte aty. E thirra ku je? Tha fëmija kanë pasë me u marrë në pyetje, jam tu ardhë. Pasi ka ardhë Liridona në orën 11, ka ardhë edhe Naimi.” -, tha ai tutje. “Gjatë varrimit binte në sy më së shumti qetësia e Naimit e Kushtrimit, shumë të ftohtë edhe me mediat. Kur u kthym në shtëpi, babai na tha që miqësia mes nesh dhe atyne ka përfundu këtu. Si ka mundësi që ky ka ikë me fëmijët e Liridona ka metë aty? Pas 30 min e kemi pa që është arrestu Graniti, pas pak këmi marrë vesh edhe për arrestimin e Naimit dhe Kushtrimit. Për neve ishte tronditëse fakti që dyshimet tona veçse u vërtetuan, por mendja nuk na lejojke që të besojmë që ky krim ka ardhë nga vetë Naim Murseli.” – tha Leonard Ademaj, transmeton Klankosova.tv