Nagelsman, pasardhës i Wengerit NULL NULL 01.03.2018 19:23 01.03.2018 19:23 Arsenali e ka shënjestruar trajnerin e Hoffenheim, Julian Nagelsmann, si pasardhësin potencial të Arsene Wengerit, sipas Daily Star. 30 vjeçari është një nga prospektet më të mira në botën e futbollit pasi që dërgoi Hoffenheim në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të kaluar. Ndërkaq, kryeskauti i Topçinjve Sven Mislintat, i cili së fundi erdhi nga Borussia Dortmundi, si duket po e planifikon nënshkrimin me Nagelsmannin.