Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagavci i injoron drejtorët e Arsimit, ata i qajnë hallet me njëri-tjetrin për librat (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 23.08.2023 21:34

Kolegjiumi i Drejtorive të Arsimit ka mbajtur gjatë ditës së sotme një takim ku është diskutuar çështja e teksteve shkollore.

Në takim e ftuar ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, por e njëjta nuk erdhi.

Drejtorët kanë shprehur shqetësimin për mosfurnizim me libra, derisa qëndrimet e shprehura në takim janë kundërshtuar nga Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Podujevë, i cili i akuzoi që po e shndërrojnë çështjen në politike, për çka edhe e lëshoi mbledhjen, raporton Klan Kosova.

Kundërshtitë e tij nga kryesuesja u thanë të kenë qenë me ngjyrime politike, derisa Fetahu, sipas drejtoreshën së Arsimit në Kryeqytet, Besianë Musmuratit, nuk dha ndonjë propozim në lidhje me deklaratën e përbashkët.

Drejtorët shprehën shqetësimin për ecurinë deri në fillim të vitit shkollor, ku presin të ju dalin një mori problemesh nëse nuk dërgohen librat. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme