Nafta dhe benzina shtrenjtohen për 1 cent NULL NULL 30.09.2022 09:08 30.09.2022 09:08 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të premte. Çmimi i naftës dhe benzinës është shtrenjtuar për 1 cent, sipas njoftimit, njofton Klankosova.tv. “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.61 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.34 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër” thuhet në njoftim. Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.