Nadalit i vjen keq për Gjokoviqin: Ishte i vetëdijshëm për problemet e mundshme NULL NULL 06.01.2022 11:06 06.01.2022 11:06 Ylli i tenisit Rafa Nadal thotë se i vjen keq për Novak Gjokoviqin pasi rivalit të tij serb iu mohua hyrja në Australi – por tha se lojtari e dinte për muaj të tërë se mund të përballej me probleme për statusin e tij të vaksinimit. Gjokoviq ka refuzuar të zbulojë publikisht nëse ai është vaksinuar, por më parë ka shprehur kundërshtimin ndaj vaksinës dhe sugjeroi javën e kaluar se atij i ishte bërë një përjashtim nga viza për ta lejuar atë të luante në Australian Open, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Nadal, i cili doli pozitiv me koronavirus muajin e kaluar, foli nga Melburni, ku po luan në një turne përpara Open. Ai thotë “e vetmja gjë e qartë për mua është nëse jeni i vaksinuar, mund të luani në Australian Open dhe kudo, dhe bota për mendimin tim ka vuajtur mjaftueshëm për të mos zbatuar rregullat”. Gjokoviq, shton ai, “i mori vendimet e tij dhe secili është i lirë të marrë vendimet e veta, por pastaj ka disa pasoja”, transmeton Klankosova.tv.