Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nadal s’ndalet, gjakoset, por triumfon me lehtësi ndaj italianit në US Open (VIDEO)

NULL NULL
02.09.2022 09:00

Tenisti Rafael Nadal pavarësisht shumë vështirësive që pati në raundin e dytë të US Open, triumfoi ndaj italianit Fabio Fogninit.

Nadal setin e parë e humbi 2-6 ndaj Fogninit, teksa u rikthye më pas të fitonte 6-4, 6-2, dhe 6-1.

Spanjolli gjatë setit të katërt e lëndoi hundën me raketë, gjë që bëri që ndeshja të shtyhej për rreth 5 minuta, por Nadalin nuk e ndali, pasi pikërisht në këtë set fitoi prapë, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se menjëherë mendoi se mund të kishte thyer hundën.

“Isha pak i trullosur dhe ishte paksa e dhimbshme”, tha Nadal.

“Në fillim mendova se theva hundën sepse ishte një tronditje. Kam pak dhimbje por po ndihem mirë”.

22-herë fituesi i Grand Slam-it nuk e la që kjo të ndikojë tek ai pasi e mbylli ndeshjen me lehtësi. /Klankosova.tv/

lajme të ngjashme